Një adoleshent është plagosur me thikë mbrëmjen e Halloweenit në Essen të Gjermanisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10 të së hënës pranë një kafeneje në qendër të qytetit. 16-vjeçari është sulmuar nga një person i cili ishte veshur si kloun. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sulmi ndodhi në një zonë pedonale, ndërsa agresori rreth 30-40 vjeç, tullac, është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Artikulli paraprak1 NË 7 FËMIJË VDES NGA NDOTJA
Artikulli tjetërAMBASADORI SUEDEZ: REFORMAT U SHËRBEJNË QYTETARËVE