Një adoleshent nga Lezha, i cili drejtonte një automjet, ka tentuar ti ikë Policisë në Kavajë.

Tentativa e tij, ka qenë e pafat, pasi ai jo vetëm është prangosur, por ka përplasur me mjetin e tij edhe dy makina të tjera.

Më datë 04. 07. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin V. N., vjeç 17, banues në Lezhë, pasi dyshohet se në lagien nr. 4, Kavajë,

duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin, për shkak të detyrës nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe më pas ka goditur duke i shkaktuar dëme materiale, mjetit parkuar tip “Benz”

në pronësi të shtetasit R. T., vjeç 21 dhe mjetin në lëvizje tip “BMW”, me drejtues A. M., vjeç 26, banues në Kavajë. Nenet 242, 273 e 291 të Kodit Penal.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE