Administrata e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim edhe me bashkinë e Shkodrës po kryjenë një punë mjaft të mirë sa i takon pastrimit të këtyre zonave në qarkun e Shkodrës.

Drejtori i AdZM Shkodër Agim Dardha thotë se në bashkëpunim me institucionin e Bashkisë do të nisim punën për pastrimin e parkut kombëtarë të Thethit sapo të përfundojë hapja e rrugës që të con drejt kësaj pike turistike.

Dardha gjithashtu bën me dije se të gjitha zonat e mbrojtura në qarkun e Shkodrës janë pajisur me tabela informuese.

Administrata e zonave të mbrojtura në Shkodër ka ndërmarrë së fundmi një sërë nismash për pastrimin e zonave dhe përgatitjen për sezonin turistik.

Zonat e Mbrojtura bashkë me Parqet natyrore jane pika të forta të zhvillimit të qëndrueshëm turistik në qarkun e Shkodrës.

Bashkepunimi dhe berja pjese e banoreve te zonave respektive eshte e rendesishme thekson Dardha.