Aeroporti Kombëtar i Hong Kongut ka anuluar të gjitha fluturimet pasi është bllokuar nga protestat kundër qeverisë. Ato vijojnë prej 4 ditësh të qendrojnë në aeroport.

Me mijëra njerëz janë mbledhur në terminalin kryesor të aeroportit i cili është edhe një prej më të ngarkuarit. Punonjësit deklarojnë se ka pasur ndërprerje të shpeshta të punës për shkak të protestës.

Protestuesit tregohen të kujdesshëm me veprimet e tyre pasi policia mund të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë njerëzit.

Demonstratat në Hong Kong duket se do të vijojnë akoma më shumë. Nuk ka shenja të pakësimit të protestuesve që vazhdojnë prej 2 muajsh protestat kundër ligjit të ekstradimit.