ENDE NUK DIHEN ARSYET, NË VEND TË SAJ MINISTRIA KOMANDON KADRI YMERIN. Afërdita Haka largohet nga posti i saj si drejtore rajonale e arsimit. Një ditë më parë erdhi në Shkodër sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit Plarent Ndreca i cili pas një mbledhje që zhvilloi në drejtorinë rajonale të arsimit në Shkodër bëri të ditur edhe shkresën zyrtare ish-drejtores tashmë Afërdita Haka.

Ky shkarkim i ish-drejtores Haka ishte krejt i papritur për të sepse më përpara nuk ka patur ndonjë paralajmërim apo sinjalizim se do të ketë largime apo ndryshime në drejtorinë rajonale të arsimit. Pas këtij largimi të një dite më parë ende nuk dihen se cilat janë shkaqet që çuan në shkarkimin e Afërdita Hakës si drejtore e DAR Shkodër. Në vend të saj sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit Plarent Ndreca komandoi si drejtor të DAR Kadri Ymerin që deri më tani mbante postin e drejtorit të burimeve njerëzore. Afërdita Haka largohet nga ky post pas 9 muajve. Edhe zonja Haka kur u emërua në krye të DAR zëvendësoi Erjeta Laçej e cila edhe ajo u shkarkua pas afro 8 muajve. Në vazhdim pritet që pas shkarkimit të zonjë Haka si drejtore e DAR të zbardhen edhe shkaqet apo motivacioni që çoi në largimin e saj nga drejtoria rajonale e arsimit.

PUBLICITET