Në kontinentin e Afrikës është rritur në mbi 1.1 milionë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 12.288 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.101.065 numrin e rasteve ndërsa me 412 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 25.139.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut, me 11.556 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.124 dhe në Algjeri 1.351 vdekje.

Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19 ndërsa në Sejshelle dhe Eritrea nuk janë raportuar vdekje deri më tani.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 579.140 raste, Egjipti me 96.220 dhe Nigeria me 48.445 raste.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë është 814.375.