Dega e Partisë Demokratike në Vau Dejës, është ndër degët e para e cila përfundon procesin e zgjedhjeve në selinë blu.

Pas diskutimeve dhe procesit që ka nisur që nga grupseksionit, gjatë kësaj të diele është zhvilluar edhe kuvendi I dëgës së Partisë Demokratike në Vau Dejës, ku unanimisht është rizgjedhur si Kryetar i Partisë Demokratike, Agim Bushati.

Në këtë takim morën pjesë kryetarët dhe sekretarët e grupseksioneve të Partisë Demokratike në Vau Dejës të cilët kanë rikonfirmuar në këtë detyrë Agim Bushatin , një figurë e njohur prej vitesh në radhët e Partisë Demokratike.

I pranishem ne kete takim ishte edhe i Deleguari Flamur Noka i cili gjate fjales se tij beri thirrje te gjitheve qe te jene te bashkuar per te rrezuar kete qeveri qe nuk meriton drejtimin e shqiptareve ,

si dhe lançoi projektin e PD qe bashke me zgjedhjet vendore te qershorit 2019 te zhvillohen dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare .

Me tej i zgjedhuri Agim Bushati falenderoi te gjithe te pranishmit qe ia besuan kete detyre . Bushati beri thirrje te qe pas perfundimit te ketij proçesi zgjedhor te ndezen motoret e fushates elektorale.

Nderkohe Kryetari i Bashkise Vau Dejes Zef Hila vuri ne dukje problematikat me te cilat eshte hasur nder vite Bashkia e Vau Dejes si dhe premtoi zgjidhje te tyre .

Ky takim shenoi perfundimin e proçesit zgjedhor te strukturave te Partise Demokratike ne Vau Dejes .

 

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE