ATP njofton se ka përfunduar shqyrtimin e 17 aplikimeve për kompensim financiar dhe fizik nga fondi i tokës në dispozicion të saj për pronën e njohur me vendimet e ish KKKP-ve.

16 aplikime përfitojnë kompensim, ndërsa për një aplikim është vendosur përfundimi i procedimit administrativ. Vlera e fondit financiar është 29.159.497,80 lekë, ndërsa sipërfaqja e kompensuar fizikisht nga fondi i tokës është 568.908,9 m2, ose 56,89 ha.

Të gjithë subjektet, që kanë aplikuar apo do të aplikojnë për ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, do të trajtohen me kompensim vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi administrativ i kërkesës dhe gjithë dokumentacionit.

Procesi i aplikimit dhe ekzekutimit të vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht për vitet 1993-2013 është proces i vazhdueshëm dhe i hapur për të gjithë.

ATP fton subjektet e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, që të paraqiten pranë zyrave të saj, për të aplikuar duke depozituar dokumentacionin përkatës.

Fondi- Do të ndahet ndërmjet 13 aplikuesve/ Kompensimi me kërkesë të veçantë, përfitojnë 1.1 milionë euro nga Buxheti

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 13 aplikimeve të ish-pronarëve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë.

Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të këtyre aplikimeve është në vlerën 138.581.673,88 lekë, nga të cilat 29.999.437,90 lekë do të lëvrohen menjëherë,

ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit për të cilën ka aplikuar subjekti.

Të dhënat në lidhje me kërkesat e subjekteve përfitues, vendimet për subjektet e shpronësuara dhe përfaqësuesit me prokurë, jepen në listën bashkëlidhur këtij njoftimi.

Subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.