Takimi i tretë i ciklit të bisedave të iniciuara nga Bashkia Shkodër u zhvillua në Galerinë e Arteve. Kësaj radhe, në programin e bisedave për artin referoi Edmir Ballgjati.

“Ahengu shkodran dhe transformime të tij në periudhën socialiste”, ishte tema që ishte zgjedhur në këtë takim. Sipas Ballgjatit, transformimi i ahengut në vitet e komunizmit ka ardhur si pasojë e ideologjisë së kohës.

Prej vitesh, Edmir Ballgjati është marrë me magjinë e ahengut shkodran, të cilin e ka përmbledhur edhe në një studim.

Studiuesi dëshmon se mundësia e ringjalljes së tij është e pamundur, por shenjat e tij transmetohen tek kënga qytetare shkodrane. Kjo e fundit ka ngjallur dhe vijon të ngjall interes.

Ky ishte takimi i tretë dhe i fundit i bisedave mbi artin në Galerinë e Arteve në Shkodër.

 

Artikulli paraprakNGA 1 KORRIKU, PENSIONET 2.8% MË TË LARTA
Artikulli tjetërREGJISORI AUSTRIAK NIS PUNËN PËR NJË DRAMË