Keshilli Bashkiak i Shkodres nderoi me titullin “Qytetar Nderi” kryetarin e tij te pare Ahmet Bushatin. Në ceremoninë e zhvilluar në ambjentet e muzeut “Oso Kuka” pikërisht në vendin ai kaloi fëmmijerinë dhe rininë morën pjesë drejtues te pushtetit vendor, deputete, ish- drejtues e zyrtare te Bashkise ne vite, figura e intelektuale te shquar te qytetit.

 

I pari që mori fjalen ishte bashkëudhëtari në rrugetimin e jëtës së tij Nexhmedin Bushati, i cili foli per aktivitetin ne vite te Ahmet Bushatit lidhur me “grupin e studenteve” te 1948 të cilët iu kundërviheshin sistemit komunist. Më tej Marcel Hila demonstroi nje dosje me 126 faqe ku Sigurimi i Shtetit e pohonte se “Ahmet Bushati nuk flet, nuk tregon”.dhe nuk bashkëpunon.

 

Takimi u përshëndet dhe nga deputeti Lorenc Luka dhe kryebashkiakja Voltana Ademi të cilët vlerësuan kontributin dhe vuajtet e përjetuara të Ahmet Bushatit.
Në fund Ne fund, titulli “Qytetar Nderi” iu dorezuar Ahmet Bushatit nga kryetari i Keshillit Bashkiak Xhemal Bushati.

 

Ahmet bushati kaloi një rini të vështirë i persekutuar nga regjimi komunist. Ndërkohë në vitin 1922 regjistroi zgjedhjet e para për pushtetin vendor ku u zgjodh kryetar i këshillin bashkiak. Ai gjithashtu është shkrimtar i dy veprave të cilat deshmojnë vuajtjet e tij.