Rreth 100 kazan të rinj për mbeturinat do të vendosen në lagje të ndryshme të bashkisë Shkodër. Konfirmimi vjen nga nënkryetari i kësaj bashkie Ahmet Omi i cili shprehet se shtimi i kazanëve jo vetëm ka për qëllim përmirësimin për minimizimin e ndotjes por edhe një lloj sensibilizimi.

Çështja e mbeturinave krahasuar me vitet e mëparshme është përmirësuar thotë nënkryetari Omi në Shkodër por sipas tij situata nuk mund të jetë perfekte sepse ky qytet është i vetëm dhe nuk ka një frymë kombëtare.Disa herë rrugët dhe lagjet e qytetit kanë probleme me ndotjen nga mbeturinat dhe këtë fakt nënkryetari Omi nuk e mohoi por sipas tij qyteti është më i pastër se vitet e kaluara.