Kryetari i grupimit ’90 të studentëve të dhjetorit Bislima Ahmetaj deklaron se Shqipëria është pa opozitë.

Edhe pse një prej themeluesve të PD-së në vend Ahmetaj është një prej zërave më kritik ndaj Lulzim Bashës duke e barazuar me oligarkët e mazhorancës së sotme.

Ahmetaj fajëson Bashën për kandidatët e ardhshëm për kryetar bashkie të cilët sipas tij do të zgjidhen nga një grup i vogël njerëzish por shkon deri aty sa të fajësojë edhe ish-kryeministrin dhe liderin historik të PD Sali Berisha.

Kreu i grupimit ’90 është i bindur se Basha ka një marrëveshje të fshehtë me Ramën.

Zgjedhjet brenda PD që sapo kanë nisur sipas Ahmetaj janë një model i gabuar .

Vendit i duhet një forcë tjetër politike opozitare por për momentin është e pamundur thotë Ahmetaj ndërsa ai nuk e ka parashikuar 28 vite më parë që Shqipëria do të ishte në këtë gjendje.

Bislim Ahmetaj është një nga zërat e shumtë që janë kundër kreut të PD Lulzim Basha dhe vendimeve të tij qoftë brenda opozitës apo edhe në raport me mazhorancën.