Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka komentuar përmes një statusi në facebook, tremujorin e tretë të 2018. Ndërsa e quan ekonominë e vendit, si ekonomi që shpërblen qytetarët, Ahmetaj shkruan se tremujori i tretë 2018 u rrit me 4.48%.

“Në tremujori e tretë 2013 ekonomia ishte në nivelin -2.46%, i krahasueshëm vetëm me vitin 1997. Rritja e këtij tremujori, është shifra më domethënëse e transformimit, kthesës së madhe nga kriza e paralajmëruar e 2013, ringritjes ekonomike dhe konsolidimit që vazhdon!

Rritja ekonomike e 9-mujorit 2018 kaloi për herë të parë në tetë vitet e fundit, nivelin mbi 4%.” – shkruan Ahmetaj.

Në vijim ministri i financave ndan një tjetër lajm të mirë ndërsa thekson se konsumi vazhdon trajektoren e vet rritëse.

“Lajmi tjetër i mirë është konsumi që vazhdon trajektoren e vet rritëse, tashmë për të trembëdhjetin tremujor rradhazi, duke mbetur një nga kontribuesit kryesor të rritjes ekonomike.

Shifrat e rritjes ekonomike përgjatë pesë viteve të fundit, janë dëshmia më e mire sesi ekonomia e vendit po i shpërblen dita – ditës qytetarët shqiptarë dhe sakrificat e vështira që u deshën për të mbërritur këtu.”-përfundon Ahmetaj.

Postimi i plote:

Ekonomia që shpërblen qytetarët!

Tremujori i tretë 2018 u rrit me 4.48%. Në tremujori e tretë 2013 ekonomia ishte në nivelin -2.46%, i krahasueshëm vetëm me vitin 1997.

Rritja e këtij tremujori, është shifra më domethënëse e transformimit, kthesës së madhe nga kriza e paralajmëruar e 2013, ringritjes ekonomike dhe konsolidimit që vazhdon!

Rritja ekonomike e 9-mujorit 2018 kaloi për herë të parë në tetë vitet e fundit, nivelin mbi 4%.

Lajmi tjetër i mirë është konsumi që vazhdon trajektoren e vet rritëse, tashmë për të trembëdhjetin tremujor rradhazi, duke mbetur një nga kontribuesit kryesor të rritjes ekonomike.

Shifrat e rritjes ekonomike përgjatë pesë viteve të fundit, janë dëshmia më e mire sesi ekonomia e vendit po i shpërblen dita – ditës qytetarët shqiptarë dhe sakrificat e vështira që u deshën për të mbërritur këtu.

Artikulli paraprakSHPËTOI NJERËZ NGA ZJARRET, SHQIPTARIT I JEPET SHTETËSIA GREKE
Artikulli tjetërAJRI I NDOTUR SHKAKTON LODHJE DHE I BËN NJERËZIT MË BUDALLENJ