Ahmetaj: Pagat e gjyqtarëve e prokurorëve do të rriten 100%. Vlahutin: Reforma rrit besimin te institucionet

Pagat e gjyqtarëve e prokurorëve do të rriten 100%, me një kosto totale në buxhetin e shtetit prej 20 milionë dollarësh në vit. Të dhënat janë bërë publike nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj gjatë konferencës “Përdorimi i Përgjegjshëm i Fondeve Publike”. Ai tha se një kosto e tillë është e domosdoshme për një reformë të efektshme në sistemin e drejtësisë. E pranishme në konferencë, Ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vllahutin tha se reforma në drejtësi dhe në financat publike janë thelbësore për të rritur besimin e qytetarëve te institucionet publike. “Kam besim të plotë se reforma në drejtësi dhe ajo në sistemin financiar janë dy prej reformave themelore për të ngritur besimin e qytetarëve te institucionet. Besimi që u sjell qytetarëve siguri dhe liri. Liri nga korrupsioni, liri nga çdo faktor që ju pengon të shfaqni talentin tuaj dhe barazi”, u shpreh ambasadorja e BE, Romana Vlahutin. Qëllimi i konferencës “Përdorimi i Përgjegjshëm i Fondeve Publike” është të prezantojë në një diskutim publik, reformat e ndërmarra në kuadër të mirëmenaxhimit të financave publike, si dhe sfidat e ardhshme në këtë drejtim.

Artikulli paraprakMIREPRITEN PRODHIMET SHQIPTARE NE PANAIRIN SERB NE BEOGRAD
Artikulli tjetërVLADIMIR PUTIN TELEFONON PRESIDENTIN E ZGJEDHUR NE SHBA,DONALD TRUMP