Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka shkarkuar nga detyra 13 inspektorë të kontributeve shoqërore në drejtoritë rajonale dhe një kryetar dege.

Ndërkohë që Ahmetaj ka paralajmëruar se cdo muaj do të ketë shkarkime nga detyra nëse nuk arrihet performanca e kërkuar dhe objektivat që janë vendosur.

Kemi vendosur objektiva të matshëm performance për cdo inspektor. Cdo muaj do të largohen nga puna inspektorët me performancën më të ulet. Zinxhiri i përgjegjësive nga drejtorët rajonalë deri tek inspektorët në terren.

ISSH duhet të kthehet në një institucion që arkëton të ardhura në favor të buxhetit të shtetit. Rritja e performancës, do zbatojmë metodologji të re pune. Ndërlidhje online me sistemin e tatimeve për kontribute

Njohjen me vendimin për shkarkimet nga detyra ministri e bëri gjatë takimit me drejtoritë e sigurimeve shoqërore që u zhvillua sot në Tiranë në mesditë.

Artikulli paraprakARRESTOHEN 14 TRAFIKANTË QË DËRGONIN SHQIPTARË NË ANGLI
Artikulli tjetërPËRPLASET NGA MAKINA FËMIJA 5-VJEÇ