Pasioni për t’u kujdesur për tokën dhe vreshtarinë e bën 82 vjeçarin Manush Trashani banues në qytetin e Shkodrës të shkojë në lëgjen Ajasmës sa herë ka kohë të lirë.

Prej shumë vitesh, ai i ka kushtuar jetën tokës dhe frutave të mbjellura në këtë zonë. Manushi flet me nota negative për mbeturinat që kërcënojnë prej 7 ditësh tokën e tij.

82 vjeçari thotë se biznese të ndryshme por edhe banorët të lagjes Ajasëm vazhdimisht hedhin mbeturina pranë tokës së tij, duke rrezikuar kështu të mbjellat e tij.

Ndërkohë, Manush Trashani shprehet se institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin e këtij fenomeni dhe ofrimin e një zgjidhje për banorët e zonës.

Një situatë e tillë ka penguar mjaft 82 vjeçarin Manush Trashani për të zhvilluar veprimtarinë e tij. Mbeturinat e hedhura në mes të lagjes Ajasëm i kanë dhënë një pamje të shëmtuar kësaj zone.

Artikulli paraprakDELEGACIONI I PE: KUNDËR BOJKOTIT, DUHET KONSENSUS
Artikulli tjetërLULZIM BASHA NGA SHKODRA: RRUGETIMI QE KEMI NISUR ESHTE RRUGETIM EUROPIAN