Klubi i futbollit Shkodra i drejtuar nga Taip Piraniqi dhe djali i tij Rudi Piraniqi ka zhvilluar një analizë të gjatë me 8 përfaqësuesit italian të ardhur për të bashkëpunuar me këtë akademi.

Bashkëpunimi mes italianëve dhe akademisë së futbollit Shkodra pritet që të jetë afatgjatë në shumë aspekte.

Italianët kanë parë edhe ndeshje miqësore të akademisë Shkodra duke patur tashmë disa ide më të qarta ndërkohë që përveç evidentimit të lojtarëve më cilësor pritet që të ketë specializime për trajnerët dhe investime në përmirësimin e infrastrukturës.