Asambleja e Akademia e Shkencave vendosi që t’i japë afat deri në muajin mars qeverisë për të miratuar projektligjin e ri, i cili do të reformojë Akademinë e Shkencave.

20 Akademikët vendosën të martën që të ngrejnë Komisionin me 3 anëtarë, i cili do të merret me përcaktimin e datës së zgjedhjeve, kriteret si dhe procedurat në të cilat do të kalojë ky proces.

Vaso Tole: Komisioni përbëhet nga akademik i asociuar Shaban Sinani, akademik Neki Frashëri dhe akademik Jani Vangjeli. Data e zgjedhjeve të përcaktohet nga ky komision në varësi të hyrjes në fuqi të ligjit të ri.

Oponenca e akademikut Artan Fuga në media dhe përkrahja e platformës së tij nga kryeministri ka ndikuar edhe në tërheqjen për zhvillimin e zgjedhjeve nga ana e Asamblesë. Edhe pse Skënder Gjinushi nuk la pa ironizuar edhe 33 pikat e tij.

Skënder Gjinushi: Reformat nuk bëhen rrugëve, nuk bëhen në media, reformat bëhen në tavolina. Derisa arrin ta çojë deri tek kryeministri ka hapur derën më të madhe. Nëse ka një kompromis që ligji vonohet, por zgjedhjet të bëhen, do bëhen edhe pa të.

Që prej muajit shtator 2017, postet e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të Akademisë së Shkencave janë vakante, ndërsa mandati i të vetmit anëtar të Kryesisë, Sekretarit Shkencor, përfundon në mbarim të muajit shkurt të vitit 2019.

Vasil Tole ende nuk ka vendosur nëse do të rikandidojë sërish në këtë post apo jo.

Artikulli paraprak“BABALJA” ARRATISET NGA KOSOVA NË HUNGARI AUTORITETET SHQIPTARE KËRKOJNË EKSTRADIMIN E TIJ
Artikulli tjetërAKSIDENT NË KUKËS, PLAGOSEN DY GRA