HOXHA SQARON GJITHË SITUATËN NË “JAVA SPORT”.Akademia e Vllaznisë, i është rikthyer normalitet, tashmë me seancat stërvitore të rregullta. Ka qenë pikërisht përgjegjësi i akademisë, Qashif Hoxha, që pas problematikës së ngritur në “Star Plus”, ka folur në emisionin “Java Sport”, duke dhënë detjatet e duhura, për zgjidhjen e problemit të ndriçimit tek fusha “Reshit Rusi”. 

Më tej në intervistën e tij, Hoxha ka bërë një transparencë dhe për financat e akademisë, duke theksuar se ai ka krijuar një bord me prindër ç’ka mundëson një përdorim sa më të rregullt të të gjitha vlerave financiare. Gjithsesi, Hoxha nuk ka ngurruar të theksojë se në kohën kur Vllaznia është drejtuar nga “Gea Sport” ka patur vëhtirësi menaxhuese, por tashmë pritet që sërish ti rikthehen normalitetit. Me zgjidhjen e problemit të dritave, si dhe seancave stërvitore, akademia tashmë do të jetë në ritmet e duhura. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/uk3b3FiFYBE?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]