19 VJEÇARËT DO TË LUAJNË NDAJ PARTIZANIT, EKIPI U-17 NDAJ TEUTËS. Është hedhur shorti për ekipet e Akademisë së Vllaznisë për fazën play-off. Fati në këtë short duket se nuk ka qenë në anën e skuadrës shkodrane përsa i përket moshës së 17 vjeçarëve. Ekipi u-17 do të luajë ndaj Teutës një ekip që ka udhëhequr vazhdimisht kampionatin dhe u rendit në vendin e parë në kuotën e 68 pikëve.

Vllaznia shpresonte që fati ti vinte përballë ekipin e Shkëndisë së Tiranës për të siguruar kështu finalen, por tashmë do të duhet të luajnë me ekipin më të mirë. Duke bërë një krahasim të të dy ekipeve, Vllaznia u rendit në vendin e katërt me 60 pikës ku ka arritur të fitojë 19 takime, të barazojë 3 e të humbasë 8 të tilla, duke shënuyar 52 gola e pësuar 25. Ndërkohë ekipi i Teutës ka arritur të marrë 21 fitore, 5 barazime e 4 humbje duke shënuar 50 gola e pësuar 19. Tashmë do të jetë një përballje direkte që do të përcaktojë ekipin finalist. Përsa i përket të rinjëve, shorti ka qenë me favorizues. Ekipi U-19 do të luajë ndaj Partizanit, një ekip që është renditur në vendin e dytë. Në fakt në përballjen ndaj këtij ekipi, të rinjtë shkodranë kanë humbur porn ë letër duket një kundërshtar më i lehtë se Shkëndija e Tiranës që është në vendin e parë. Vllaznia do të ketë një shans të artë pasi do të mund të grumbullojë sërish lojtarët që kanë kaluar tek ekipi i parë për të zhvilluar dy ndeshjet e fundit në play-off. Vllaznia në këtë kampionatin ka arritur të fitojë 21 ndeshje, të humbasë 4 dhe të barazojë 5, duke shënuar 68 gola e pësuar 29. Ndërkohë Partizani ka fituar 21 takime, ka humbur 5 e ka barzuar 4 duke shënuar 78 gola e pësuar 20. Gjithsesi në pamje të parë duket se finalja do të jetë mes Vllaznisë e Shkëndisë së Tiranës. Takimet do të zhvillohen diten e enjte në Tiranë ku do të mësohet më pas dhe eucria e dy ekipeve të Akademisë së Vllaznisë.

Artikulli paraprakITALI, SKANDAL TRUKIMESH 50 DREJTUES NË PRANGA
Artikulli tjetërKOPLIK, AUTOMJETETI PËRPLAS KËMBËSOREN