U-17 HUMBET, TAKIMI U GJYKUA NGA TRE PROGRADECARË. Akademia e Vllaznisë nuk ka mundur dot të ruajë ritmin e fitoreve me të dy moshat. Të rinjtë kanë vijuar suksesshëm ndërkohë që paratërinjtë janë mundur duke patur dhe kontestime të mëdha për gjykimin.  Të rinjtë kanë fituar ndaj Pogradecit me rezultatin e ngushtë 1-0. Pavarësisht problemeve në gjykim, trajneri Samuel Nikaj bëson se ekipi do të vijojë serinë e fitoreve. 

Ndërkohë 17 vjeçarët kanë humbur 1-2 ndaj pogradecit, por kanë patur kontestime të mëdha për rezultatin. Arsyea është se treshja e gjykimit ka qenë e gjitha nga Pogradeci dhe kjo ka bërë sipas kuqebluve që të humbej edhe sfida. Pas takimi, zëvëndës trajneri Nikolin Leka,  ka shafqur haptazi pretendimet për gjykim.Më kët rezultate ekipi i të rinjëve vjon të jetë në kreun  e renditjes, ndërkohë që paratërinjëve do t’u duhet shumë punë për të patur pretendimet e sezonit të kaluar 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/E-3yWrthlqU?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSHKOLLAT PROFESIONALE MUND TË ZHVENDOSEN
Artikulli tjetërKA RESHJE, KA EDHE TRAFIK!