U-17 MJAFTOHET ME 1-0, TË RINJTË 6-0 NDAJ FLAMURTARIT. Ndryshe nga ekipi i të rriturve, Akademia e Vllaznisë këtë javë ka arritur të fitojë me të dy moshat në kampionatin kombëtar.

Ndeshja e parë ka qenë për ekipin  e 17 vjeçarëve, të drejtuar nga dyshja Alban Volumi dhe Nikolin Lekaj. Shorti për kuqeblutë këtë javë kishte rezervuar ekipin e Flamurtarit. Për Vllazninë e para të rinjve, ka ardhur kthesa e shumëpritur, pasi arritën të fitonin me rezultatin minimal 1-0 me gol të shënuar nga Kraja që në minutën e dytë. E gjithë ndeshja ka qenë e kontrolluar nga shkodranët, por që nuk kanë arritur dot të shënonin gola të tjerë. Me këtë fitore, skuadra vijon të ruajë pozitat në klasifikim. Ndërkohë ndeshja e dytë e zhvilluar në fushën sportive, “Reshit Rusi” ka qenë për të rinjtë. Ekipi U-19 ka shkatërruar 6-0 vlonjatët, duke mos treguar aspak mëshirë ndaj një kundërshtari që kishte ardhur me pretendime. Skuadra ka arritur të shënojë nga tre gola për secilën pjesë, duke vërtetuar se mbeten pretendentë kryesorë për titullin kampion. Pas kësaj fitoreje, të rinjtë vijojnë kryesimin e kategorisë superiore, me objektivin e qartë: përsëritjen e suksesit të sezonit të kaluar. 

 

[iframe width=”300″ height=”300″ src=”//www.youtube.com/embed/E5ULjH0kJKc?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]