U-19 NUK NJEH KUNDËRSHTAR, U-17 RIKTHEHET BINDSHËM.Akademia e Vllaznisë ka shënuar fitore të dyfishtë me të dy moshat në përballjen që kanë patur ndaj ekipeve të Dinamos.

Kështu ekipi i paratërinjëve është rikthyer bindshëm tek suksesi duke mposhtur me rezultatin 4-1 ekipin e Dinamos. Pas ndeshjes, trajneri Alban Volumi ka folur me nota pozitive  për ekipin e tij. Ndërkohë që të rinjtë kuqeblu duket se nuk njohin kundërshtar. U-19 ka shënuar një fitore të thellë 5-0  duke vijuar kështu udhëheqjen e kreut të renditjes. Akademia e Vllaznisë vijon të jetë me të dy ekipet e saj, një ndër akademitë më të mira dhe me cilësore, duke premtuar kështu për të tjerë talent të ardhshëm në futbollin shkodran dhe atij shqiptar.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/0wEeIuG7IJI” frameborder=”0″ allowfullscreen ]