AFATI PËR DORËZIMIN E OFERTAVE DO TË JETË DATA 15 SHTATOR .

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka shpallur tenderin për katër frekuenca 4G të celularëve. Për tre brezat e parë të frekuencave, çmimi dysheme do të jetë 1.5 milionë euro, ndërsa për brezin e fundit çmimi minimal do të jetë 110 mijë euro, duke qenë me kapacitet më të kufizuar.

Çmimi do të jetë kriteri i vetëm për shpërndarjen e të drejtave të përdorimit. Shifrat jan shumë herë më të ulta se ato për teknologjinë 3G, për të cilën Vodafone Albania pagoi 31.4 milionë euro, AMC 15.1 milionë euro dhe Eagle Mobile 4 milionë euro.

Autorizimet për 4G do të kenë afat 15-vjeçar, me të drejtë rinovimi dhe kusht për pjesëmarrësit në tender është zotërimi i kapaciteteve teknike dhe  financiare për të mund të ofruar shërbimin. Afati për dorëzimin e ofertave do të jetë data 15 shtator.