4.5 milion euro ka dhënë qeveria shqiptare për ndërhyrje në disa akse të rëndësishme rrugore. Disa prej tyre janë edhe në qarkun Shkodër siç është rruga Shkodër-Muriqan që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, punimet e sëcilës u panë nga afër nga ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri.

Drejtori i përgjithshëm i ARRSH Afrim Qendro bëri të ditura edhe disa rikonstruksione të tjera të rëndësishme në Lezhë dhe Shkodër..

I pranishëm ishte edhe ministri Ditmir Bushati dha një përgjigje ndaj akuzave të opozitës se këto investime nuk kanë lidhje me fushatën elektorale të vitit të ardhshëm…

Këto investime u shprehën përfaqësuesit e qeverisë do ndikojnë drejtpërdrejtë qoftë tek qytetarët e qarkut Shkodër por edhe në shërbim të zhvillimit të turizmit.