Rreziku që u kanoset banorëve të zonës por edhe kalimtarëve të rastësishëm në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit është i lartë. Mungesa e ndriçimit, lëvizja me shpejtësi tej normave, apo mungesa e mbikalimeve janë disa nga problematikat të cilat shpesh herë janë bërë shkak për aksidente në këte aks siç është rasti i fundit mbrëmjen e kaluar me 6 të lënduar ndërsa më përpara ka patur edhe viktima.

Banorët përgjatë rrugës Shkodër-Hani Hotit shprehen se ndihen të rrezikuar çdo ditë ndërsa kalojnë në këtë aks, pasi automjetet lëvizin me shpejtësi tejet të lartë.

Banorët thonë se një pjesë e madhe e aksidenteve ndodhin pasi drejtuesit e automjeteve tregohen të pakujdeshëm ndërsa drejtojnë mjetet e tyre , ndaj nevojitet një përgjegjësi më e madhe nga ana e tyre.

Mbrëmjen e kaluar si shkak i mungesës së ndriçimit dhe shpejtësisë tej normave të lejuara , dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, por fatmirësisht nuk ka patur pasoja në njerëz. Ajo që nevojitet për të shmangur aksidentet është marrja e masave te duhura dhe ndërgjegjësimi i drejtuesve të automjeteve.