Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në autostradën Tiranë – Elbasan. Dy automjete janë përplasur midis tyre.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur sapo kalon tunelin, në drejtim të Elbasanit, në vendin ku ka rrëshqitur kodra e po kryhen punime për rregullimin e saj.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se shkak për aksidentin mesa duket është shpejtësia e madhe e drejtuesve të automjeteve dhe ngushtimi i rrugës për shkak të punimeve.

Njëri nga automjetet është tip “Benz”. Në vendngjarje ka mbërritur policia e Elbasanit dhe një zjarrfikëse. Fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz.