Të paktën 10 persona raportohet se kanë humbur jetën në një aksident hekurudhor në Turqi, ndërsa 73 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Siç raportojnë mediat turke aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të një fshati në qarkun Çorlu të provincës Tekirdag.

Mësohet se pesë vagona të trenit të pasagjerëve kanë dalë nga shinat, si pasojë e reshjeve të shiut, duke sjellë edhe aksidentin tragjik.

Në lidhje me këtë aksident të rëndë është informuar edhe presidenti Erdogan, ndërsa ministri i Transporteve Ahmet Arslan shkoi në vendin ku ndodhi ngjarja.

Zëdhënësi i Presidentit Ibrahim Kalin njoftoi se të gjitha njësitë relevante u mobilizuan për evakuim.

Artikulli paraprakSHERR MASIV BRENDA NË LOKAL,SHQIPTARI I THYEN SHISHEN NË KOKË RUMUNIT
Artikulli tjetërSOT KUVEND/ PRITET DEBAT PËR LIGJIN QË ZGJIDH NGËRÇIN E MAGJISTRATURËS, PROVA E 84 VOTAVE