Një automjet tip ‘Audi’ ka dalë nga rruga ditën e sotme në autostradën Lushnje-Fier ku si pasojë ka mbetur i vdekur pasagjeri H.G, 37 vjeç.

Ai u dërgua në spitalin e Lushnjës por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Ndërkohë që shoferi i automjetit, I.B, 45 vjeç ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.