Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshatit Cangonj.

Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Bilishtit.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.