Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele (6 janar) në fshatin Varibob, kur një automjet u përplas me një motor, pastaj me nje autobus.

Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Policia ka dhënë njoftimin e plotë për aksidentin që ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë.

Policia thotë se fillimisht një makinë ka përplasur një këmbësor e më pas banorë të zonës bashkë me disa pasagjerë janë afruar për të ndihmuar këmbësorin.

Në këtë moment, sqaron policia, ka ardhur një makinë Opel që ka hyrë në parakalim dhe ka përplasur disa persona.

Njoftimi i policisë: 

Në datën 06.01.2019, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Varibob”, një automjet ka përplasur një këmbësor.

Në vendngjarje janë grumbulluar disa banorë të zonës dhe pasagjerë të një mjeti tjetër që kishte parkuar aty për të dhënë ndihmën e parë personit të aksidentuar, të cilët janë përplasur nga një mjet tjetër tip “Opel” i cili ka hyrë në parakalim.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit F.Sh, 64 vjeç, banues në Tiranë dhe D.L, 55 vjeç, banues në Vjosë, Fier si edhe janë dërguar në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve 5 shtetas të tjerë.

Po punohet për identifikimin e shtetasve të plagosur dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakPËRFUNDON MBLEDHJA E QEVERISË NË ELBASAN
Artikulli tjetërRRËZOHET NGA SHKALLËT E PALLATIT, GJEN VDEKJEN 50- VJEÇARI