Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Termoli, Itali. Një shqiptar 39-vjeçar ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ku edhe i është nënshtruar një operacioni të gjatë.

Shqiptari me iniciale H.K. u operua gjithë pasditen e djeshme nga kirurgët e ortopedisë, por për 39-vjeçarin e përfshirë në aksident të rëndë nuk duket se këmba do t’i kthehet më në vendin e saj.

Ai u soll në spitalin San Timoeto në Termoli, pas rrëzimit që pësoi kur me Scuterin e tij tentoi të anashkalonte një mjet tjetër. Përveç këmbës që e ka në rrezik për ta humbur, ai ka pësuar edhe fraktura të tjera.

Shquiptari u shpëtua nga 118-a. Ndërhyrja kirurgjikale u zhvillua të martën në mesditë rreth orës 12:20.