Dy automjete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme në zonën e Kinostudios.

Si pasojë raportohet se kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve.
Burimet nga vendi i ngjarjes sqarojnë se e plagosur rëndë ka mbetur një grua drejtuese e “Benz”-it, si dhe drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen”.

Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt QSUT-së, për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.

Shkaqet e këtij aksidenti mbeten ende të paqarta.

Artikulli paraprakMASHTRUESI KOMPJUTERIK ITALIAN PROBLEME ME DREJTËSINË SHQIPTARE
Artikulli tjetërPROTESTA PËR UNAZËN, META: DUHET DIALOG, INSTITUCIONET TË ZBATOJNË LIGJIN