Një aksident ka ndodhur në “Rrugën e Kombit” në afërsi të Rubikut.

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe dyshohet për dy viktima dhe 3 të plagosur. Mësohet se në aksident janë përshirë një makinë tip “Benz” dhe një makinë “Ford”.

Menjëherë pas ngjarjes policia ka mbërritur në vendin e aksident dhe po punon për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave.

Sot, rreth orës 15:00, në autostradën Milot – Rrëshen, në vendin e quajtur Fang, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përplasur mjeti tip Volkswagen me targë AA943NP me drejtues shtetasin J.S. 63 vjeç, banues në Fushë Arrëz dhe mjeti tip Benz me targë AA182TY me drejtues shtetasin M.K. 52 vjeç, banues në Has.

Për pasojë kanë humbur jetën 2 drejtuesit e mjeteve, si dhe janë plagosur 3 shtetase ( pasagjere te mjeti Benz), N.K. dhe F.K. po transportohen në Spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter, ndërsa shtetasia L.D. po transportohet për në spitalin e Traumës në Tiranë me ambulancë.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakTATIMET KONTROLL MBI 4 MIJË BIZNESEVE, VENDOS 45 MLN LEKË GJOBA
Artikulli tjetërEURODEPUTETJA ELENI THEOCARUS SHKON PËR VIZITË NË SHTËPINË E KAÇIFAS