Aksident i rëndë në Selanik, shqiptaret babë e bir humbin jetën

Një aksident i rëndë është shënuar në qendër të Selanikut gjatë orëve të para të mëngjesit (19 shtator). Tre persona kanë humbur jetën, ndërsa një 18 vjeçare ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën. Dy prej viktimave janë babë e bir, raportojnë mediat greke. Aksidenti ka ndodhur në orën 03:00 pas mesnatës, kur një autoveturë u preu në mënyrë të parregullt rrugën dy motocikletave që po ecnin me shpejtësi të madhe. Nga katër personat në dy motocikleta, tre humbën jetën, ndërsa një vajzë 18 vjeçare ndodhet në gjëndje mjaft të rëndë në spital. Nga përplasja humbëm jetën babë e bir shqiptar, përkatësisht 51 dhe 28 vjeç si dhe një 22 vjeçar shtetas grek. Ndërkohë në motoçikletën tjetër po udhëtonin vajza 18 vjeçare dhe djali grek 22 vjeçar. Mediat greke shkruajnë se dy motorët janë përplasur me makinën që drejtohej nga një turist gjerman 67 vjeçar. Sipas dëshmitarëve okularë, ai u kthye majtas pa hapur më parë sinjalin paralajmërues dhe kështu dy drejtuesit e dy motoçikletave nuk patën asnjë mundësi të reagonin. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për aksidentin. Media greke nuk jep emrat e viktimave të aksidentit.