Aksident i rëndë në Shkodër, makina përplas një grua.

E aksidentuara në gjendje të rëndë për jetën. Dërgohet drejt Spitalit të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Sahati” në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se e aksidentuara ka përfunduar disa metra tutje nga përplasja e rëndë e automjetit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e çështjes si dhe shkaqet e këtij aksidenti në qytetin e Shkodrës.