4 persona kanë mbetur të plagosur rëndë nga një aksident në Balldren të Lezhës. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:00 të mëngjesit të sotë ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Të plagosurit janë transportuar në gjendje të rëndë në spitalin Rajonal të Lezhës, por për të marrë një ndërhyrje më të specializuar ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakGJENDET E PAJETË GRUAJA E MOSHUAR
Artikulli tjetërAKSIONI ANTI-INFORMALITET RRIT MINIMALISHT TË ARDHURAT FISKALE GJATË KORRIKUT