Një aksident me pasojë një të plagosur, ka ndodhur sot në aksin rrugor që lidh Tepelenën me fshatin Dukaj, pranë ish SMT-së.

Mësohet se i aksidentuari quhet Bujar Brahaj. Ai është dërguar në spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Makina me të cilën ai udhëtonte kishte dalë nga rruga. Nxjerrjen e trupit të tij nga automjeti e kanë bërë efektivët e policisë bashkiake.

PUBLICITET