Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjirokastër-Kakavijë.
Siç bëhet e ditur në këtë aksident kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në fshatin Derviçan, thanë burime nga policia.Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet.

Policia ka zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, me pasojë plagosjen e gjashtë personave.
Në aksident kanë mbetur të plagosur edhe dy fëmijë 7 dhe 3 vjeç.

Mësohet se emrat e personave të plagosur janë, Kristaq Kola, Romina Turkaj, Renato Turkaj, Vjollca Pitja, K. T. (7 -vjeç) dhe A. T. (3-vjeç).

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të Derviçanit, pas përplasjes së dy makinave, njëra prej të cilave përfundoi poshtë rrugës e shkatërruar.

Artikulli paraprakTË ARRESTUARIT PËR GRABITJEN E RINASIT KËRKOJNË BALLAFAQIM ME BASHKËPUNËTORIN E DREJTËSISË
Artikulli tjetërME THIKË NË DORË GRABITI FARMACISTEN, ARRESTOHET