Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor në Pukë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore, në vendin e quajtur “Ura e Karatit”.

Shtetasi me iniciale Ç. B. është rrëzuar me motoçikletë tek kthesa e rezervuarit.
25 vjeçari, banues në fshatin Qerret, ndodhet në Spitalin e Pukës në gjendje të rëndë dhe do të transportohet me helikopter në Spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.