Futbollisti i Juventusit, Dauglas Costa, ka pësuar një aksident paraditen e sotme në rrugët e Torinos. Në autostradën A-44 në komunën Santhia, braziliani është përplasur me një ‘fiat-punto’.

Fatmirësisht 28-vjeçari nuk është lënduar nga aksidenti, por makina e tij ka pësuar dëmtime të shumta. Ndërkohë ndryshe nga braziliani, 47-vjeçari I cili po drejtonte makinën “Fiat-Punto” është dërguar në spital pasi gjendja e tij paraqitet serioze.

Mediat në Itali shkruajnë se po punohet për shkaqet e aksidentit. Gjithsesi ajo që është e sigurt është se Costa nuk po kalon aspak një moment të mirë këtë sezon.

Futbollisti ka patur shumë ulje ngritje, ka bërë veprime të pajustifikueshme dhe aktualisht është i dëmtuar.

Artikulli paraprakBLLOKOHEN MINA ME TELEKOMANDË DHE KANABIS,KAPET AUTORI
Artikulli tjetërQELLOHET ME ARME ZJARRI SHOFERI I EKSKAVATORIT QE VRAU ARDIT GJOKLAJN