Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit, në afërsi të fshatit Shtoj.

 

Një automjet tip Mercedez Benz me drejtues shtetasin B. Ç. ka aksidentuar një shtetas, i cili në ato moment po kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën. Këmbësori ka gjetur vdekjen e menjëhershme, duke mos arritur t’i mbijetoj plagëve të marra.

Policia e Shkodrës, e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka shoqëruar në ambientet e Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, drejtuesin e mjetit, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ka filluar hetimet për të zbardhur të plot rrethanat që kanë çuar në përplasjen fatale.

Sezoni veror shton si çdo vit aksidentet në komunikacion. Shtimi i automjeteve në rrugë dhe kthimi i emigrantëve shton ndjeshëm përplasjet. Pavarësisht masave të marra nga Policia e Shkodrës, problem vijon të mbetet sërish shqetësues.

 

Artikulli paraprakPROKURORI I SHKODRËS ARBEN DOLLAPAJ PARA VETINGUT
Artikulli tjetërTRE FEDERATAT SHQIPTARE TAKOHEN NË KOSOVË