Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 60-vjeçari

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur në kryeqytet. Viktima është 60-vjeçari A.E.. Incidenti që i mori jetën 60-vjeçarit ka ndodhur rreth orës 16:30 në rrugën “Ymer Kurti”. A.E. ishte nën drejtimin e makinës së tij tip “Mercedes Benz”, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet të parkuar, bëjnë me dije burime nga policia. Nga hetimet paraprake, dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit ka ardhur pasi viktima ka pësuar infarkt. A.E. ka ndërruar jetë rrugës për në spital, shtojnë të njëjtat burime. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.