Një aksident është shënuar paraditen e 3 janarit në autostradën Levan-Tepelenë.

Në afërsi të vendit të quajtur “24 Orëshi”, Mallakastër, Alban Hysa, 27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, ka përplasur një motoçikletë.

Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motoçikletës, shtetasi Arif Lamaj, 57 vjeç, banues në Mollaj të Mallakastrës.

Aksidenti u shënua rreth orës 09:00 dhe policia shoqëroi në Komisariatin e Fierit drejtuesin i automjetit.

Grupi hetimor po punon identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PUBLICITET