Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të henë, ku një person ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Shkodër- Lezhë, rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Burime bëjnë me dije se një makinë ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë, për pasojë ka ndërruar jetë, teksa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.