Nje aksident automobilistik me pasoje vdekjen e nje shtetasi ka ndodhur pasditen e se dieles ne rrugen e Patokut.

Nje automjet ka perplasur nje motorçiklete dhe si pasoje drejtuesi i motorrit ka gjetur vdekjen e menjehershme.Ai eshte identifikuar si A. Gjinaj, 23 vjeç.

Drejtuesi i mjetit qe shkaktoi aksidentin eshte larguar nga vendi i ngjarjes pa u ndalur.Policia po punon per identifikimin e dhe kapjen e tij.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informioni i policise :

Me datë 10.06.2018, rreth orës 19:25, në rrugën e Patokut në Kurbin, ka ndodhur një aksident automobilistik ku një mjet tip Audi ka përplasur një çiklomotor, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i çiklomotorrit shtetasi A.Gj. 23 vjeç banues në Fushë – Kuqe.

Grupi hetimor në vendngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po kryejnë veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprak2.5 TON DROGË NË ITALI, POLICIA E SHTETIT: KANABISI U HODH NË DET, GOMONIA IKU DREJT MALIT TË ZI
Artikulli tjetërINVESTIMET AMERIKANE NË VAU DEJËS