Aksident me vdekje tek 4 rrugët e Shijakut, një automjet ka përplasur një këmbësor.

Paraprakisht dyshohet se i aksidentuari është një person i moshës 50 vjeç, por nuk dihet ende identiteti i tij.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, ndërkohë që mësohet se ai tentoi të largohej nga vendngjarja.

Policia e qarkullimit po heton shkakun e aksidentit rrugor.
Ky është aksidenti i dytë me vdekje në qarkun e Durrësit gjatë ditës së sotme.

Në mëngjes, një grua 56-vjeçare humbi jetën në Fushë-Krujë, pasi u përplas nga një automjet. Ajo ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE