Dy punonjës të burgut të Drenovës janë aksidentuar këtë të mërkurë në aksin rrugor Korçë-Kapshticë ku njëri prej tyre humbi jetën e tjetri iu plagos, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur edhe tre persona të tjerë.

Sipas të dhënave të para bëhet e ditur se ata po ktheheshin nga një ceremoni mortore e një kolegut të tyre, kur janë përplasur me një tjetër automjet. Përplasja ka qenë e fortë dhe është bërë me një fugon në të cilin kanë qenë duke udhëtuar edhe 3 persona të tjerë. Nga të dhënat e para bëhet e ditur se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur Fatmir Islamaj dhe të plagosur kanë mbetur Agim Beshi, Neshat Olldashi dhe Luan Kreka Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Korçës dhe po marrin ndihmë mjekësore.Pas dy oresh mesohet se ne mjediset e spitalit ka humbur jeten dhe nje tjeter oficer policie qe ishte ne gjendje te rende ,Agim Beshi.

Artikulli paraprakBEKTESHI: STUDENTËT ZGJEDHIN UNIVERSITETET PUBLIKE
Artikulli tjetërOPERACION NE 52 VENDE,SEKUESTRO 2.4 TON KOKAINE,10 TE ARRESTUAR NE TIRANE