Pesë persona janë plagosur nga një aksident mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç në afërsi të urës së Milotit. Përplasja e dy makinave ndodhi rreth orës 21:15.

Dy nga të plagosurit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ndodhen në gjendje më të rëndë, ndërsa tre të tjerët janë transportuar në spitalin e Lezhës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet. Aksidenti ka sjellë bllokimin e rrugës duke krijuar trafik. Këtë vit që po lëmë pas në Shqipëri janë shënuar një numër i lartë viktimash dhe të plagosurish nga aksidentet.

Njoftimi i policise

Sot, rreth orës 21:15, në aksin rrugor Milot – Lezhë, në urën mbi lumin Mat, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përplasur mjeti tip Ford Focus dhe mjeti tip Golf.

Për pasojë janë lënduar shtetasit A.I. 26 vjeç, A.I. 67 vjeç, dhe A.T. 24 vjeç banues në Shkodër, të cilët udhëtonin në mjetin tip Ford Focus dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë jashtë rrezikut për jetën,

si dhe shtetasit K.F. 34 vjeç e A.F. 33 vjeçe, banuesë në Tiranë, të cilët udhëtonin në mjetin tip Golf dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.