Një i moshuar ka humbur jetën mëngjesin e së mërkurës, pasi u përplas nga një automjet në superstradën Lezhë-Laç.

Aksidenti ndodhi rreth orës 7:00 të mëngjesit, ndërsa viktima i cili mendohet të jetë rreth 60-vjeç ende nuk është identifikuar. Ai u përplas nga një autoveturë “Passat” me targa AA 499 EK, i cili po udhëtonte nga Shkodra në drejtim të Tiranës. Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të moshuarit, i cili po tentontë të kalonte nga njëri kah i rrugës në tjetrin. Për të shmangur të moshuarin, i cili ka ndëprerë rrugën në mënyrë të menjëhershme, janë përplasur dhe dy mjete të tjera të cilët po lëviznin në drejtim të Lezhës. Si pasojë e frenimit në mënyrë të mënjëhershme, autovetura “ Seat” me targa AA079HM është goditur nga pas një autoveturë BMW X5, por fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale. Nga hetimet e deritanishme është bërë e ditur se shkak për aksidentin është bërë ndëprerja e rrugës nga viktima, i cili nuk e ka parë automjetin që vinte në shpejtësi. Në Komisariatin e Policisë Lezhë , janë shoqëruar drejtuesit e tre automjeteve, përkatësisht 52-vjeçari Faik Ara banues në Shkodër drejtues i mjetit “Passat” me targa AA 499 EK, 46-vjeçari Van Rica banues në Laç drejtues i mjetit BMW X5 me targa AA828 MC dhe 40 vjeçari Miklovan Zefi, banues në Mirditë drejtues i mjetit “ Seat” me targa AA079HM. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.